-
Kurse Pasuniversitare
- Masteri
- Doktoratura
RREGULLORE E KURSIT 12
– JAVOR TE SPECIALIZIMIT PER FIZIO- KINEZIO –
MASZHOTERAPINE
N e n i 1
Ministria e Arsimit te Larte dhe e Kerkimeve Shkencore
V E N D O S I
Nr. Date 1997
Per Hapjen e kursit te specializimit ne fushen e Fizio
– Kinezio- Masazhoterapise
N e n i 2
QELLIMI I KURSIT
1. Krijimi i nje stafi te specializuar ne fushen e
reabilitimit dhe kurimit pe rte gjitha nevojat ne Republiken
e Shqiperise.
2. Krijimin e nje shkolle te mirfillte shqiptare te
miratuar nga M.A.L.K.SH dhe Ministra e Shendetesise
mbi problemet shendetesore dhe funksionale te popullsise.
3. Mbeshtetur ne kushte konkrete te ekonomise se tregut,
nepermjet ketij kursi mundesohet punesimi i ketyre specialisteve
ne klinikat shteterore e private dhe ne kabinete te
ndryshme te reabilitimit qe jane hapur (pa licence dhe
specialiste te mirfillte) ne vendin tone.
4. Rikualifikimi i specialisteve pa pune ne nje specialitet
te ri te larte te tyre qe do te sherbeje si baze e fuqishme
per ndertimin e Instituteve te medha te riaftesimit
qe sot nuk ekzistojne.
N e n i 3
Kursi do te realizohet nga Akademia e Edukimit Fizik
dhe Sporteve “vojo Kushi”. Organizatori
pergjegjes eshte Departamenti i Mjeksise Sportive.
N e n i 4
Kursi permban nje ngarkese mesimore prej 90 ore teori
dhe 140 ore praktike. Plani mesimor i kursit percaktohet
nga organizatori pergjegjes dhe miratohet nga Rektori
i AEFS “Vojo Kushi”
N e n i 5
Çertifikata e kursit:
- Emertimi “Kursi i specializimit ne fushen e
Fizio-Kinezio-Masazhoterapise”.
- Institucioni qe e leshon: Akademia e Edukimit Fizik
dhe Sporteve “Vojo Kushi”
- Permbajtja: - numri i certifikates dhe data e leshimit
te saj.
- emri dhe mbiemri i zoteruesit te saj.
- emertimi i kursit dhe koha e kryerjes se tij.
- lendet e ndjekura dhe rezultatet e arritura per cdo
lende.
- vleresimin perfundimtar.
- numrin e regjistrit themeltar.
- Personat pergjegjes per nenshkrimin:
- Rektori I Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve
“Vojo Kushi”.
- Pergjegjesi I Departamentit te Mjeksise Sportive
N e n i 6
Kane te drejte te ndjekin kete kurs kandidatet:
- Specialiste te larte te diplomuar ne A.E.F.S “Vojo
Kushi”
- Specialiste te tjere te larte.
- Specialiste qe kane mbaruar kursin e personalit te
mesem mjekesor.
N e n i 7
Modalitetet e organizimit te kursit percaktohen ne
rregulloren e kursit e cila hartohet nga organizatori
pergjegjes dhe miratohet nga Rektori i AEFS “Vojo
Kushi”.
N e n i 8
Burimet e financimit:
- Burime te jashteme:
Financime bazuar ne Ligjin Nr. 7810, date 06.04.1994
“Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise”
Neni 23 dhe Ligji Nr. 7892, date 21.12.1994 Persponsorizimet”
Neni 1;
Tarifa e shkollimit. Masa e tarifes te jete deri ne
30 % te shpenzimeve te kursit dhe perballohet nga pjesemarresit.
N e n i 9
Burime te brendeshme:
Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”
mund te financoje kursin nga buxheti i tij.
Te ardhurat e ketij aktiviteti administrohen sipas vendimit
te Ministrave Nr. 478 date 07.11.1992 “Per krijimin,
evidentimin dhe administrimin e te ardhurave qe realizojne
Institucionet buxhetore nga sherbimet qe u ofrojne te
treteve” dhe udhezime perkatese te nxjerra ne
zbatim te tij.
N e n i 10
Per kursin e I:
1. Kuotat e pranimit per kursin e pare jane 30.
2. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Rektorati
i Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo
Kushi”.
N e n i 11
Hyrja ne kurs behet me kerkese me shkrim nga i interesuari
prane Departamentit te Mjeksise Sportive.
N e n i 12
Pagesa e cdo kursanti propozohet nga Departamenti
i Mjeksise Sportive dhe aprovohet nga Rektorati i Akademise.
N e n i 13
Leksionet jane te detyrueshme deri ne 70 % te tyre.
N e n i 14
Praktikat duhet te shlyhen nga te gjithe 100 %.
N e n i 15
Ne kete kurs duhet te japin mesim mjekme pervoje,
me grada dhe tituj shkencore.
N e n i 16
Kursi drejtohet nga Shefi i Departamentit te Mjeksise
Sportive dhe kontrollohet nga Rektorati i AEFS “Vojo
Kushi”.
N e n i 17
Programet dhe leksionet e shkruara u jepen studenteve
ne baze te pageses sipas tarifes se vendosur nga Rektorati.
N e n i 18
Rektorati duhet te siguroje dhe te vere ne dispozicion
te gjithe bazen materiale te nevojshme.
N e n i 19
a) Ne leksion si rregull grupi mesimor duhet te jete
deri ne 30 veta.
b) Ne mesimet praktike, punet laboratorike etj., grupi
nuk duhet te jete me shume se 10 veta.
N e n i 20
Mos pjesemarrja e studentit ne ushtrime, seminare,
leksione, praktika profesionale, vleresohet me mungesa.
Regjistri si dokumentacion baze i evidencimit te procesit
mesimor edukativ, administrohet nga Rektorati i Akademise.
N e n i 21
Ne leksionet e lendeve te rendesishme per formimin
profesional te studenteve (te gjitha lendet praktike
si: Anatomi Funksionale, Traumatologji Sportive, Fizioterapi,
Handikapat, Kineziologji, Masazh Sportiv) frekuentimi
i studentit eshte i detyruar ne masen 75 %.
Pjesemarrja ne mesimet praktike, seminare, ne punet
laboratorike, ne praktikat profesionale eshte e detyruar
ne masen 100 %.
N e n i 22
Departamenti harton tekstet, leksionet (te shtypura
os ete shkruara) material ndihmes si dhe literaturen
perkatese per seminaret.
N e n i 23
Shkalla e pervetesimit te programeve mesimore vleresohet
me sistemin me 10 nota. Nota nga 5 e lart vleresohet
kaluese. Per detyrimet e cdo lende mesimore shenohet
note ne proces verbal.
N e n i 24
Menyra e dhenies se provimit propozohet nga Departamenti
dhe miratohet nga Rektorati. Format e provimit perfshijne
anen praktike dhe teorike (per lendet praktike) por
mund te jete teorike (me shkrim os eme goje) per lendet
jo praktike. Provimi me shkrim mund te jete eleminues
ose percaktues.
N e n i 25
Departamenti dhe seksionet hartojne programet e provimeve
te cilet u behet te njohur studenteve qe ne fillim te
vitit mesimor. Ne lidhje me to dhe me seminaret si rregull
zhvillohen konsultimet e nevojshme gjate gjithe vitit
mesimor sidomos per problemet themelore te cdo lende.
N e n i 26
Provimet zhvillohen me komision, i cili caktohet nga
seksioni dhe aprovohet nga Departamenti. Komisioni perbehet
nga 3 veta me Kryetar titullarin e lendes. Fleta e provimit
firmoset nga secili anetar i Komisionit.
N e n i 27
Si rregull komisioni perbehet nga punonjes mesimore-shkencor
qe kane zhvilluar lenden kur (per arsye objektive) mungon
ndonje prej tyre provimi mund te shtyhet derisa pergjegjesi
seksionit te beje zevendesimin me punonjes te tjere
mesimore- shkencore.
N e n i 28
Per te permiresuar noten, studenti ka te drejte te
rrimare ne provim2 lende gjate gjithe kursit para provimit
te formimit. Ne kete rast mbetet e vlefshme nota e fundit.
N e n i 29
Studenti lejohet te hyje ne provimin e nje lende kur
shlyen paraprakisht detyrimet perkatese (praktika, seminare,
pune laboratorike) te parashikuara nga plani mesimor.
N e n i 30
Studenti shpallet ngeles ne lende kur ne fund te ciklit
nuk ka shlyer detyrimet dhe nuk ka kaluar ne provim.
N e n i 31
Ne qofte se studenti ka ngelur ne 2 lende duhet t’i
shlyeje para provimit te formimit.
N e n i 32
Studenti shpallet perserites kur nuk ka shlyer detyrimet,
ka ngelur deri ne 2 lende dhe nuk i ka shlyer para provimit
te formimit ose ka ngelur mbi 3 lende dhe ka te drejte
t’i jape keto provime me kursin pasardhes ose
1 muaj pas provimit te formimit te kursit te tij ne
baze te nje plani te bere me Departamentin e Mjeksise
Sportive.
N e n i 33
Studentet perjashtohen nga kursi:
a) Kur bejne shkelje te renda etiko morale brenda mjedisit
te shkolles dhe jashte saj.
b) Kur dhunon figuren e pedagogut, kryen akte vjedhjeje
etj.
Vendimi merret nga Rektorati I Akademise.
N e n i 34
Kursanti qe per arsye madhore, dhe me miratimin e
Rektoratit te Akademise detyrohet te nderprese studimet
deri ne 2 vjet ka te drejte te kerkoje rikthimin per
vazhdimin ne nje kurs pasardhes pa patur me detyrime
financiare.
N e n i 35
Provimi i formimit jepet nga studentet qe kane shlyer
te gjitha detyrimet sipas planit mesimor. Programet
e provimeve te formimit ndertohen nga Seksionet e Departamenteve
dhe miratohet nga Rektorati.
N e n i 36
Studenti qe nuk arrin te jape provimet e formimit
ose ngelet nuk merr certifikate, por ka te drejte ta
jape ate brenda nje viti deri ne tre here.
N e n i 37
Studenti qe k ashlyer te gjitha detyrimet sipas planit
mesimor dhe provimin e formimit merr Certifikaten e
specializimit per Fizio-Kinezio-Masazhoterapi me notat
e fituara dhe te firmosur nga Rektori i Akademise dhe
Pergjegjesi i Departamentit.
N e n i 38
Dhenia e diplomes si rregull shoqerohet me ceremoni,
nuk lejohet dublikate certifikate.
N e n i 39
Kursanti per kursin e Fizio-Kinezio-Masazhoterapise
si rregull pranohet me konkurs, konkursi eshte me shkrim.
Testim intelektual.
N e n i 40
Datat e fillimit te kursit propozohen nga Departamentit
dhe aprovohet nga Rektorati i Akademise.
N e n i 41
Studenti ka keto te drejta dhe detyra:
- Te zbatoje me perpikmeri rregulloren e kursit.
- Te ndjeke dhe te zbatoje me perpikmeri planin mesimor
te parashikuar brenda dhe jashte mjediseve te shkolles.
N e n i 42
Kur ta lype nevoja studenti jep mesime dhe ben propozime
prane seksioneve, Departamenteve, Rektoratit te Senatit
per mbarevajtjen e procesit mesimor e veprimtarise shkencore
te Akademi.
N e n i 43
Vendimi per hapjen e kursit per Fizio-Kinezio-Masazhoterapise
marre nga M.A.L.K.SH.
Ligje dhe vendime, urdhera dhe rregullore qe percaktojne
mbarevajtjen e veprimtarise mesimore shkencore, organizative,
ekonomike e financiare.
- Planet mesimore.
- Programet mesimore te nivelit pasuniversitar.
- Ngarkesa pedagogjike-shkencore.
- Regjistri themelor mbi evidencimin e studenteve e
index.
- Regjistrat e grupeve.
- Fletet e provimit.
- Listat e pranimeve te studenteve.
PLANI MESIMOR I KURSIT
3 - MUJOR TE FIZIO-KINEZIO-MASAZHOTERAPISE
|
L E N D A |
L E K S I O N |
P R A K T I K A |
S H U M A |
|
Fizioterapi
|
24
|
36
|
60 |
|
Kinezioterapi |
26 |
28 |
54 |
|
Masazh |
12 |
32 |
44 |
|
Handikapat |
16 |
12 |
28 |
|
Anatomi Funksionale |
12 |
20 |
32 |
|
SHUMA |
90 |
128 |
218 |
MASTERI
K R E U I
DISPOZITA TË PERGJITHSHME
NENI 1
Shkolla e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare
(SHPU) ne AEFS “Vojo Kushi” hapet ne mbeshtetje
të Ligjit perArsimin e Larte ne RSH si dhe ne baze
të udhezimit Nr.18, date 10.08.1999 të MASH
dhe KKSH.
NENI 2
Misioni i SHPU ne AEFS “Vojo Kushi” eshte:
• Të realizoje pergatitjen e thelluar teorike
dhe praktike të specialisteve të edukimit
fizik e sportit të afte, për të kryer
veprimtari kerkimore – shkencore dhe pedagogjike.
• Të kontribuoje ne zhvillimin e ngritjen
ne nivelin bashkekohor të edukimit fizik e sporteve.
• Të sjelle risi shkencore ne fushen e edukimit
fizik e sporteve, të cilat ti sherbejne ngritjes
se rezultateve ne procesin e mesimdhenies e ne ate të
stervitjes sportive ne nivelet bashkekohore.
NENI 3
Hapja e SHPU ne AEFS behet me propozim fillestar të
departamenteve dhe me miratimin e Senatit të Akademise.
• Propozimi i Senatit të AEFS “Vojo
Kushi”, miratohet nga MASH.
• MASH nga ana e saj ja propozon kete, Keshillit
të Ministrave që ben dhe miratimin perfundimtar
të saj.
NENI 4
Buxheti i SHPU miratohet si ze me vete nga Keshilli
i Ministrave sipas propozimit të AEFS “Vojo
Kushi” dhe miratimit nga MASH.
K R E U II
STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE DREJTIMI I SHPU
NENI 5
Studimet e Thelluara Pasuniversitare ne AEFS “Vojo
Kushi” shtrihen ne dy vite akademike dhe organizohen
me shkeputje nga puna, pa shkeputje nga puna dhe të
alternuara.
NENI 6
Ne perputhje me kerkesat e kandidateve të mundeshem
dhe kushtet e AEFS, SHPU ndertohet mbi bazen e drejtimeve
të ndryshme.
NENI 7
SHPU organizohet dhe funksionin mbi bazen e Planit Mesimor
i cili miratohet nga Senati i AEFS “Vojo Kushi”.
Plani Mesimor i SHPU perfshin:
• Lendet e nevojshme teorike e praktike (volumin
dhe kohen e realizimit të tyre).
• Provimet pasuniversitare dhe ate të gjuhes
se huaj (anglisht, frengjisht, gjermanisht, rusisht,
italisht, spanjisht) me program pasuniversitar, që
duhet të jape kandidati.
• Kohen dhe kushtet e kryerjes se Mikrotezes deri
ne mbrojtjen e saj.
NENI 8
Për drejtimin e SHPU, Rektori i Akademise cakton
nje drejtues operativ (Drejtor të SHPU), i cili
varet direkt nga Zv/Rektori.
NENI 9
Detyrat dhe kompetencat e Drejtuesit të SHPU jane:
• Drejton, kontrollon e koordinon veprimtarin
mesimore – shkencore dhe administrative të
SHPU.
• Organizon, drejton e kontrollon punen për
hartimin e permiresimin e Planit Mesimor të SHPU.
• Organizon e drejton punen për hartimin
e Rregullores se SHPU dhe mbikqyr e kontrollon zbatimin
e saj.
• Mundeson integrimin e veprimtarise mesimore
dhe shkencore brenda dhe jashte SHPU.
• Mbi bazen e propozimeve të Departamenteve
i propozon për miratim Rektoratit të AEFS,
perberjen e stafit pedagogjiko – shkencor mesimdhenes
të brendshem e të jashtem.
• Drejton e ndjek strukturen Akademike dhe orarin
mesimor.
• Organizon analizat e punes mesimore e shkencore
ne SHPU.
• Kontrollon realizimin e ngarkeses mesimore të
stafit mesimdhenes të miratuar nga Zv/Rektori i
Akademise.
• Eshte anetar i komisionit të pranimit të
kandidateve.
NENI 10
Niveli shkencor dhe kushtet akademike për funksionimin
normal të SHPU sigurohen nga Departamentet që
organizojne SHPU.
NENI 11
Pergjegjesat e Departamenteve që organizojne SHPU
si dhe punonjesit pedagogjike shkencor e administrative
të tyre, kane të njejtat të drejta dhe
pergjegjesi, që burojne nga Rregullorja e Brendeshme
e AEFS.
Pergjegjesi i Departamentit miraton dhe ndjek Programet
e hartuara nga Seksionet perkatese.
NENI 12
Stafi Pedagogjiko – shkencor që jep mesim
ne SHPU, detyrimisht duhet të kete titullin Profesor
Doktor ose Prof.Asc.Doktor, Drejtues dhe Mjeshter Kerkimesh.
Për praktikat e seminaret edhe lektore e punonjes
kerkimore. Të tille mund të jene dhe të
jashtem, shqiptare e të huaj, të miratuar
nga Rektori i Akademise.
K R E U III
PRANIMI I KANDIDATEVE PËR NE SHPU
NENI 13
Të drejten për tu pranuar ne SHPU të
AEFS “Vojo Kushi” e kane të gjithe
shtetasit shqiptar dhe të huaj, që kane kryer
shkolla të larta homologe me AEFS, me mesatare
note jo me pak se 80 % e vleresimit maksimal sipas shkolles
perkatese.
NENI 14
Për perzgjedhjen e kandidateve për
ne SHPU Rektori i AEFS, cakton komisionin e perzgjedhjes
se kandidatev (KPK) për ne SHPU.
NENI 15
Komisioni i perzgjedhjes se kandidateve (KPK) për
ne SHPU caktohet nga Rektori i AEFS. Perberja e KPK
eshte:
- Rektori Kryetar
- Zv/Rektori Anetar
- Drejtori Operativ i SHPU Anetar
- Pergjegjesat e Departamenteve që hapin SHPU Anetare
NENI 16
Pranimi i kandidateve për ne SHPU, behet nga KPK
me konkurs, mbi bazen e shqyrtimit të dosjeve personale
të sejcilit kandidat. Vendimet e motivuara nga
ky komision për pranimet dhe mospranimet ,shpallen
nga Rektori i AEFS.
NENI 17
Kerkesa për pranim ne SHPU dorezohet nga i interesuari,
me firme dhe me protokoll, ne Sekretarine e Akademise,
perkundrejt leshimit prej saj të vertetimit perkates.
Ne kerkese percaktohet fusha e preferuar e studimeve.
Ajo eshte e shoqeruar me dokumentat e meposhtem:
• Diploma e shkolles se larte dhe certifikata
autentike e notave ose kopje e noteruar e tyre ne Republiken
e Shqiperise (RSH)
• Certifikate lindje me fotografi.
• Curriculum vitae.
• Rekomandimi nga nje institucion ose dy studjues
të specialitetit perkates me titull shkencor.
• Certifikate provimesh e kursesh kualifikimi
e noteruar e tyre ne RSH dhe botime të realizuar
nga kandidati ose fotokopje e noteruar e tyre ne RSH.
• Deklarate vetjake ose vertetim nga çdo
kandidat për perballimin e shpenzimeve të
regjistrimit dhe të gjitha shpenzimeve të
tjera që rrjedhin si pasoje e ndjekjes se SHPU.
NENI 18
Perparesi kane kandidatet që vijne nga rradhet
e punonjesve mesimor dhe shkencor të shkollave
të larta dhe të institucioneve shkencore të
fushes se edukimit fizik e sportit.
NENI 19
Organizimi i konkursit, behet nje muaj para fillimit
të SHPUdhe vendimi i tij shpallet brenda dhjete
diteve, duke caktuar dhe afatin perfundimtar të
regjistrimit.
NENI 20
Kandidatet fitues paguajne nje takse regjistrimi të
caktuar nga MASH.
NENI 21
Mos regjistrimi i kandidateve brenda dates se dhene
sjell për pasoje zevendesimin e tij nga konkurenti
i rradhes.
NENI 22
Ankesa kunder vendimit të komisionit behet ne Rektorat,
i cili shpall vendimin e tij brenda pese diteve nga
paraqitja e ankeses. Ky vendim eshte perfundimtar.
K R E U IV
VEPRIMTARIA MESIMORE SHKENCORE
NENI 23
Procesi mesimor e shkencor ne SHPU zhvillohet sipas
formave kryesore të veprimtarise mesimore –
shkencore të parashikuara ne Planin Mesimor të
SHPU. Keto forma jane:
• Leksionet
• Seminaret
• Praktikat dhe punet laboratorike
• Praktikat dhe vezhgimet ne terren
• Provimet
• Mikroteza.
NENI 24
Veprimtaria mesimore – shkencore organizohet e
zhvillohet ne baze grupi:
• Ne leksionet e lendeve formuese, grupi mesimor
nuk duhet të jete me i vogel se 10 studente.
• Ne leksionet e specialitetit, seminare, ushtrime,
pune laboratorike dhe vezhgimi ne terren, grupi mesimor
nuk duhet të jete me i vogel se 5 studente.
NENI 25
Ngarkesa e stafit pedagogjik – shkencor, llogaritet
sipas udhezimeve perkatese të MASH.
NENI 26
Lendet mesimore jepen provim secila pas perfundimit
të saj, para nje komisioni prej dy ose tre vetesh,
me kryetar titullarin e lendes, i propozuar nga drejtuesi
i SHPU dhe i miratuar nga Rektori.
NENI 27
Mospjesmarrja e studentit pasuniversitar ne procesin
mesimor – shkencor, vleresohet me mungesa. Regjistri,
si dokumentacioni baze i evidentimit të ketij procesi
administrohet nga Rektorati i AEFS “Vojo Kushi”.
Ne leksione, seminare, ushtrime, praktika, pune laboratori
dhe vezhgime ne terren, frekuentimi eshte i detyruar
ne masen 75 %. Seminaret, ushtrimet, praktikat e punet
e laboratorit jane të detyrueshme të shlyhen
ne ne masen 100 %.
NENI 28
Detyrimet e studentit pasuniversitar, që parashikohen
ne planin mesimor të SHPU, shpallen ne fillim të
vitit akademik.
NENI 29
Shkalla e pervetesimit të programeve mesimore –
shkencore, vleresohet sipas sistemit me 10 nota. Notat
nga 5 e lart vleresohen kaluese.
NENI 30
Kur studenti pasuniversitar shpallet mbetes deri ne
tre lende, eshte i detyruar t’i shlyeje ato sipas
nje plani të miratuar nga drejtuesi i SHPU. Nese
rezulton mbetes për here të dyte ose shpallet
mbetes ne me shume se 3 lende, ai e humbet të drejten
për të vazhduar SHPU.
NENI 31
Pas perfundimit të provimeve, studenti pasuniversitar
ka të drejte të kerkoje të merret ne
riprovim, për permiresim note, ne jo me shume se
dy lende, sipas nje plani të miratuar nga drejtuesi
i SHPU. Ne kete rast mbetet e vlefshme nota e fundit.
NENI 32
Pas likujdimit të të gjitha detyrimeve të
planit mesimor, studenti pasuniversitar mbron Mikrotezen
para nje jurie të posacme prej jo me pak se tre
antaresh. Kjo juri propozohet nga Pergjegjesi i Departamentit
dhe drejtuesi i SHPU dhe miratohet nga Rektori i AEFS.
Procedurat e mbrojtjes dhe të vleresimit të
Mikrotezes, mbeshteten ne Udhezimin Nr.18, dt. 10.08.1999
të MASH e KKSH.
NENI 33
Kur studenti pasuniversitar rrezohet ne mbrojtjen e
pare të Mikrotezes ka të drejte ta mbroje
ate edhe nje here tjeter ne vitin pasardhes. Nese edhe
ne kete rast nuk merr piket minimale të mundeshme
(të pakten 50 %), perjashtohet nga SHPU.
NENI 34
Kur studenti pasuniversitar realizon me sukses detyrimet
e planit mesimor, perfshire edhe provimin e gjuhes se
huaj si dhe mbrojtjen e Mikrotezes, pajiset me diplome
NENI 35
Diploma emertohet: Diplome e Studimeve të Thelluara
Pasuniversitare ne Fushen e Kultures Fizike dhe Sporteve
( me drejtim………)
NENI 36
Kjo rregullore hyn ne fuqi nga 01 Dhjetor 2001.
DOKTORATURA
Organizimi i Doktoratës
• Doktorata synon kualifikimin e specialistëve
për punë cilësore kërkimore shkencore
e pedagogjike, nëpërmjet përgaditjes
së një disertacioni, tematika e të cilit
përcaktohet sipas programeve për kërkim
e zhvillim të shkollave të larta dhe të
institucioneve kërkimore shkencore.
• Ministia e Arsimit dhe e Shkencës, përkatësisht
Drejtoria e Arsimit të Lartë, në bashkëpunim
me AEFS “V Kushi” harton çdo vit
planin e pranimit të kandidatëve për
doktoratë, mbi bazën e nevojave për kualifikim,
të mundësive të realizimit dhe të
kërkesave të të interesuarëve.
• Të drejtën për regjistrim për
doktoratë e kanë kandidatë, që kanë
fituar DSThP ose diplomë të barazvlefshme
me të, brënda ose jashtë vendit, ekuivalentimin
e të cilës e bën AEFS “V Kushi”.
• Kërkesa me shkrim për regjistrim
në doktoratë dorëzohet nga i interesuari
në sekretarinë e AEFS, e cila e regjistron
atë në protokollin përkates, përkundrejt
lëshimit të vërtetimit përkatës.
Dosja e pranimit të kandidatit përmban këto
dokumente:
- Kërkesa, që përfshin specialitetin
e dëshiruar dhe departamentin, të cilit i
drejtohet, e shoqëruar me vërtetimin e regjistrimit
të saj në protokollin përkatës;
- Diploma e shkollës së lartë dhe diftesa
e notave, të vërtetuara ose kopje e noteruar
dhe e vërtetuar e tyre;
- Diploma e studimeve të thelluara pasuniveritare
( DSThP ) e vërtetuar ose kopje e noteruar dhe
e vërtetuar e saj; ose dokumenti i ekuivalentimit
të diplomës së fituar jashtë vëndit
dhe e barazvlefshme me DSThP;
- Curriculum vitae;
- Çertifikatë lindje;
- Rekomandim nga një shkollë e lartë
universitare ose nga një institucion kërkimor-shkencor
ose nga dy studiues të specialitetit përkatës
me titull shkencor;
- Botime të realizuara nga kandidati ose kopje
e noteruar e tyre;
- Dokumente përkatëse ( nëse ka ) kualifikime
të ndryshme pasuniversitare dhe/ose referimesh
në veprimtari shkencore kombëtare e ndërkombëtare
ose kopje e noteruar e tyre;
- Propozim për temën e dizertacionit dhe
udhëheqesin e tij, me titull shkencor “Prof.”
/ “Drestues kërkimesh” ose “Prof.
as”/ “Mjeshtër kërkimesh”;
ose ekuvailent me ta për udhëheqësit
e huaj;
- Deklaratë pranimi nga udhëheqësi,
me temën përkatëse;
- Deklaratë vetjake ose vërtetim për
përballimin e shpenzimeve apo aktmarrveshje për
detyrimet eventuale finaciare.
- Pranimi i kanditatëve për regjistrim në
doktorate bëhet me konkurim me dosje nga departamenti
përkatës, me pjesmarrjen e jo më pak
se të 2/3-ve të numrit te antarëve të
këshillit të tij, me votim të fshetë.Fitues
janë kandidatët, që sigurojnë numër
më të madh votash pro. Në rastet kur
disa kandidatë marrin të njëjtën
numër votash, diferencimi i tyre bëhet në
bazë të rivlersimit të dokumenteve në
dosje, veçanërisht lidhur me botimet e realizuara
dhe kualifikimet e referimet në veprimtari shkencore,
me rivotim të fshetë. Rezultati i arritur
fiksohet në proçes – verbal dhe shpallet
menjëher me shkrim. Kandidatët fitues rregjistrohen
në regjistrin themeltar përkatës të
AEFS përkundrejt nënshkrimit të një
marveshje për kthim të shpenzimeve, në
rast mospërfundimi pa arsye të doktoratës.
- Ankesa me shkrim kundër veprimit të departamentit
mund të bëhet brënda një jave nga
shpallja e tij, në Rektorat, që jep përgjigje
brënda dy javësh nga paraqitja e ankesës.
- Udhëheqësi shkencor i dizertacionit miratohet
nga departamenti përkats dhe, për arsye të
pranueshme, mund të ndryshohet prej tij, me miratim
të Rektorit.Një udhëheqës shkencor
drejton njëkohësisht jo më shumë
se dy kandidatë. Një kandidat mund të
drejtohet nga dy udhëheqës shkencor, në
rast se njëri prej tyre është nga një
shtet i huaj.
- Përgatitja e dezertacionit të doktoratës
kryhet sipas një programi të ndarë në
vite mësimore, i hartuar nga udhëheqësi
shkencor e disertanti dhe i miratuar nga përgjegjësi
i departamentit; një kopje e programit, e nënshkruar
prej tyre, vendoset ne dosjen e disertantit. Realizimi
i këtij programit shqyrtohet nga departamenti në
fund të çdo viti akademik, sipas një
parashtrese me shkrim të udhëheqësit
shkencor, e cila, pas miratimit dhe nënshkrimit
nga përgjegjësi i departamenti, vendoset në
dosjen e desertantit.
- Kur pjesa përkatëse e programit të
përgatitjes së disertacionit nuk plotësohet
për dy vite radhazi, për arsye të pranueshme,
departamenti mund të shtyjë dhe për një
vit afatin e kryerjes së kësaj pjese të
tij; në të kundërt kandidati çregjistrohet
nga doktorata.
- Afati i përfundimit të përgaditjes
së disertacionit, shoqëruar me botimin, së
paku të dy artikujve shkencor në lidhje me
të, është 2-5 vjet, përfshirë
mbrojtjen, që nga data e regjistrimit të disertantit
në regjistrin themeltar.
- Desertacioni, i përgatitur për mbrojtje
dhe i dorëzuar në tre kopje të shtypura
në departament, duhet të mishëroj: strukturë
e shtjellim koherent; kulturë gjuhësore; nivel
shkencor të lart; punë të pavarur kërkimore-shkencore
të autorit; kontributin e tij për zgjidhjen
e problemeve, që çojnë përpara
shkencën sportive, mbështetjen në rezultate
origjinale, të krahasueshme me rezultatet shkencore
të vëndeve të tjera.
- Disertacioni mbrohet pranë shkollës së
lartë universitare, ku është rregjistruar
disertanti, para një jurie, të përbërë
prerej 5 vetësh: 1 kryetar dhe 4 anëtarë,
prej të cilëve të paktën 3 me tituj
shkencor dhe 2 me gradë shkencore; 3 prej anëtarve
të juris duhen të jenë të jashtëm.
Juria cakton dy oponentë nga radhët e saj.
- Rektori propozon: dhënien e lejes për mbrojtjen
e desertacionit, në bazë të kërkesës
së disertantit e të mbështetur me shkrim
nga udhëheqësi shkencor i tij, dhe përbërjen
e jurisë, të cilat miratohen, për çdo
rast, nga Kryetari i Komisionit të Kualifikimit
Shkencor, brënda dy javesh nga paraqitja e propozimit;
ato mund të ndryshohen vetëm prej tij.
- Rektori propozimin e vet për përbërjen
e jurisë, ia komunikon paraprakisht disertantit,
i cili ka të drejtë të bëjë
vërejtje për ndryshimin e saj dhe, në
rast mosmirëkuptimi, mund t”i drejtohet Kryetarit
të K.K.SH., që jep vendimin përfundimtar.
- Mrojtja e desertacionit bëhet me pjesmarrjen
e plotë të jurisë dhe jo më parë
se një muaj nga caktimi i saj. Kur mungon ndonjë
pjestar i jurisë, mbrojtja shtyhet për një
datë tjetër.Proçedura e mbrojtjes së
desertacionit përfshin:
- Lexim nga kryetari i jurisë i lejes së
mbrojtes dhe e përbërjes së jurisë,
të miratuar nga Kryetari i KKSH;
- Paraqitje e përmbledhjes së disertacionit
nga disertanti për një kohë prej 25-30
minuta;
- Paraqitje e oponencave;
- Pyetje nga të pranishmit rreth disertacionit
dhe oponencave drejtuar autoriteteve të tyre dhe
përgjigjet për to;
- Diskutime;
- Sqarime e replika eventuale nga disertani dhe udhëheqësi
shkencor;
- Shpërndarje e fletë-votimeve të hapura
e të paplotësuara dhe votim i fshehtë
për vlerësimin e sisertacionit;
- Fiksim në proçesverbal i rezultatit të
votimit dhe shpallje e vendimit me shkrim.
- Vlerësimi i disertacionit bëhet deri me10
pikë nga secili anëtar i jurisë dhe ka
këto shkallë: 50 – 43 pikë = “shumë
mirë”; 42 – 35 pikë = “mirë”;
34 – 26 pikë =”mjaftueshëm”;
nën 26 pikë = “rëzohet”.
- Pas mbrojtjes së disertacionit, autori dorëzon
menjëherë një kopje të tij në
Biblotekën Kombëtare dhe një kopje tjetër
në biblotekën shkencore të AEFS, përkundrejt
marrjes prej tyre të vërtetimeve përkatëse,
të cilat i vendos në dosjen e vet. Në
të kundërt disertantit nuk i dorëzohet
diploma përkatëse.
- Pas realizimit me sukses të mbrojtjes së
disertacionit, disertanti merr gradën shkencore
“Doktor i shkencave”; diploma firmoset nga
Ministri i Arsimit dhe i Shkencës dhe Kryetar i
Komisionit të Kualifikimit Shkencor dhe regjistrohet
në sekretarinë e këtij komisioni.
- Disertacioni i rrëzuar mund të ripunohet
dhe të paraqitet për mbrojtje për herë
të dytë, pas një periudhe prej 1 deri
2 vjetësh, pas së cilës humbet e drejta
për rimbrojtjen e tij.
|