| Përbërja
1. Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli
2. Prof. Asoc. Dr. Adriatik Meta
3. Prof. Asoc. Dr. Bardhyl Misja
4. Prof. Dr. Sejfulla Shtëpani
5. Dr. Arben Kaçurri
6. Dr. Robert Çina
7. Dr. Dhimitraq Prifti
8. Mirlinda Galushi
9. Migena Plasa
Regullorja
Neni 8
1. Senati i Akademisë është
organ epror kolegjial, i zgjedhur i Akademisë.
Ai vendos për problemet më të rëndësishme
të institucionit, në fushën e mësimit,
kërkimit shkencor, administrativ e financiar. Ai
rizgjidhet një herë në 3 vjet.
2. Anëtarët e Senatit, që
përfaqësojnë personelin mësimor
e shkencor, duhet të kenë tituj e grada shkencore
dhe zgjidhen me shumicë votash nga departamentet.
Anëtarët e Senatit përfaqësues të
administratës e ata studentë, zgjidhen përkatësisht
nga administrata dhe studentët, sipas një
procedure të përcaktuar në Rregulloren
e Zgjedhjeve. Anëtarët e jashtëm zgjidhen
nga këshillat e departamenteve.
3. Senati përbëhet nga 13
anëtarë, si më poshtë:
- Rektori i Akademisë, i cili është dhe
Kryetari i Senatit;
- Përgjegjësat e departamenteve;
- Nga një anëtar për çdo departament,
zgjedhur me votim të fshehtë nga departamenti;
- Një përfaqësues nga administrata;
- Një përfaqësues të studentëve;
- Dy anëtarë të jashtëm, të
zgjedhur nga këshillat e departamenteve.
4. Mandati i Senatit është 4-vjecar.
Mandati i anëtarit të Senatit merr fund:
- Me mbarimin e afatit të mandatit;
- Kur jep dorëheqjen;
- Me largimin nga Akademia
- Kur mungon rradhazi pa arsye në 2 seanca mbledhjeshtë
Senatit.
- Në këto raste bëhet zëvendësimi
i anëtarit të larguar, me anë të
zgjedhjeve të reja, brënda dy javëve
në njësinë që përfaqëson
anëtari i larguar.
5. Senati mblidhet në senaca
të zakonshme të paktën 1 herë në
dy muaj. Rendi i ditës propozohet nga Rektori dhe
miratohet në çdo rast nga Senati.
Ai mund të mblidhet edhe në seanca të
jashtëzakonshme, me një rend të caktuar
dite:
- Me nismën e Rektorit.
- Me kërkesën me shkrim nga 1/3 e antarëve.
6. Mbledhja e Senatit zhvillohet,
kur janë të pranishëm më shumë
se gjysma e anëtarëve të Senatit; vendimet
e tij merren me shumicën e thjeshtë (mbi 50%)
të anëtarëve të Senatit.
7. Për marrjen e vendimeve, mirëkuptimi
dhe votimi i hapur është procedurë e
zakonshme. Mënyra e votimit të fshehtë
është e detyrueshme në rastin e votimeve
nominale, procedurave të klasifikimit të punonjësve
mësimorë-shkencorë dhe sa herë që
kërkohet nga Kryetari ose vetë Senati.
Çdo anëtar e ushtron vetë të drejtën
e votës, pa pasur të drejtë ta delegojë
atë.
8. Seancat e Senatit nuk janë
publike, por në to mund të ftohen persona
të jashtëm për mendime. Vendimet e Senatit
janë të detyrueshme për të gjitha
instancat e Akademisë.
9. Në mbledhjen e tij të
pare, Senati zgjedh nënkryetarin e tij, i cili
zëvendëson Kryetarin në rast mungese,
miraton dhe Rregulloren e tij të Brendshme.
10. Senati ka këto kompetenca:
a. Përcakton drejtimet e zhvillimit të Akademisë
dhe politikat e kërkimit shkencor të saj;
b. Miraton planin mësimor të Akademisë;
c. I bën kërkesë Këshillit të
Akreditimit, për vlerësimin e cilësisë
dhe akreditimin e kurseve të studimit të Akademisë;
d. I propozon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
hapjen e mbylljen e departamenteve dhe njësive
të tjera të përfshira në strukturën
e Akademisë, hapjen e shkollës pasuniversitare
si dhe hapjen e kurseve të specializimit.
e. I propozon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
normat vjetore të ngarkesës mësimore
shkencore për personelin mësimor-shkencor.
f. I propozon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
të gjitha llojet e kuotave të pranimeve të
studentëve në Akademinë e Edukimit Fizik
dhe Sporteve “Vojo Kushi” si dhe tarifat
e përgjithshme dhe të veçanta të
shkollimit për çdo vit shkollor;
g. Nëpërmjet Ministrisë së Arsimit
dhe Shkencës, i propozon Qeverisë projekt-
buxhetin për Akademinë e Edukimit Fizik dhe
Sporteve “Vojo Kushi”; pas miratimit të
tij, miraton ndarjen e buxhetit;
h. Miraton Statutin e Akademisë dhe ia përcjell
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për
miratim;
i. I bën propozime Komisionit të Kualifikimit
Shkencor për klasifikimin e personelit mësimor
shkencor, sipas vendimeve dhe rregullave në fuqi;
j. Ratifikon marrëveshjet e nënshkruara nga
Rektori në emër të Akademisë, për
antarësimin e institucionit në organizata
kombëtare dhe ndërkombëtare të Arsimit
të Lartë, për bashkëpunimin me universitete
dhe shkolla të tjera të larta të vendit
e të huaja, marrëveshjet e bashkëpunimit
me organizmat jo qeveritare, donatorë vendas e
të huaj, që mund të ndihmojnë në
zhvillimin e Akademisë si dhe çdo marrëveshje
që Rektori nënshkruan në emër të
Akademisë;
k. Në punën e tij, krijon komisionet (të
përherëshme ose të përkohëshme),
për problemet që i quan të rëndësishme,
me anëtarë të Senatit e të ftuar,
sipas përcaktimeve në Rregulloren e tij;
l. Miraton Redaksinë dhe Rregulloren e botimit
të organit shkencor të Akademisë;
m. Cakton Komisionin e Zgjedhjeve në shkallë
Akademie.
n. I propozon Presidentit të Republikës nëpërmjet
MASH-it për dekorimin e personelit të Akademisë.
o. Analizon punën e komisioneve të tij.
|