Universiteti i Sporteve të Tiranës është i vetmi institucion
i lartë i këtij lloji ne Republikën e Shqipërisë
në funksion të përgatitjes të mësuesve të edukimit
fizik dhe specialistëve të sportit. Universiteti realizon
kualifikimin e plotë shkencor të specialistëve të edukimit
fizik dhe të sporteve, deri në nivelin “Master”
e “Doktor i Shkencave”.
Gjeneza e Universitetit të Sporteve të Tiranës nisi me ngritjen e Teknikumit te
Fiskulturës në vitin 1948, si e para shkollë e mesme
qe përgatiste mësuesit e ardhshëm të edukimit
fizik. Pas 10 vjetësh, në vitin 1958, pas krijimit të
Universitetit të Tiranës, krijohet dega e fiskulturës
pranë Fakultetit 2 vjeçar Histori – Filologji.
Më vonë kjo degë u kthye në fakultet me destinacionin
“Mësues i Edukimit Fizik” për shkollat e
ulëta dhe të mesme.
Në vitin 1960 me Vendim të Këshillit të Ministrave,
Nr. 394, datë 28.09.1960, krijohet Instituti i Fiskulturës
i cili një vit më vonë, po me vendim të Këshillit të
Ministrave emërtohet “Vojo Kushi” me një
afat studimesh 3 vjeçar, ekuivalent me sistemin universitar
të shkollave të larta.
Në vitin 1971, po me vendim të Këshillit të Ministrave,
emërtesa ndryshon në Instituti i Lartë i Kulturës
Fizike “Vojo Kushi”.
Në vitin 1993 afati i studimeve në këtë institucion
bëhet 4 vjeçar.
Me 25.05.2000, me Vendim të Këshillit të Ministrave
Nr. 266, ky institucion emërtohet Akademia e Edukimit
Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.
Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 123 datë 17.02.2010,ky institucion emërtohet Universiteti i Sporteve të Tiranës (UST).
Nga viti 1958 e deri më sot,Universiteti i Sporteve të Tiranës (ish ILKF e më vonë AEFS ''Vojo Kushi'' ) si institucion unik në vendin tonë ka diplomuar në mënyrë sistematike Mësues,Trainerë dhe Specialistë të Lartë të Fushës së Edukimit Fizik dhe Sportit.
Ne vitin 1962 prane ILKF ‘Vojo Kushi”, ngrihet
qendra shkencore që më vonë u kthye në sektor shkencor.
Ky sektor për kohën dhe në të ardhmen do të ndihmonte
në evidentimin e përpunimin e mendimit bashkëkohor
shkencor në fushën e edukimit fizik e sporteve. Ky sektor
shkëputet si një më vete nga ILKF në vitin 1992.
Duke filluar nga viti 1966 struktura e ILKF ka funksionuar
mbi bazën e katedrave si njësia bazë mësimore e kërkimore
shkencore. Nga viti 1994 struktura 4 vjeçare e institucionit
mbeshtetet mbi bazën e departamenteve.
Drejtuesit e këtij institucioni ndër vite
kanë qënë:
| Kico Karaguni |
1958 - 1977 |
| Flutra Celkupa |
1977 - 1987 |
| Sejfulla Shtepani |
1987 - 1992 |
| Vejsel Rizvanolli |
1992 - 1993 |
| Fatmir Dibra |
1993 - 1996 |
| Vejsel Rizvanolli |
1996 - 1997 |
| Sejfulla Shtepani |
1997 - 2006 |
| Vejsel Rizvanolli |
2006 - |
|