| - Drejtoria e marrëdhënieve
me jashtë
- Dega e Informacionit Studentor dhe Rregjistrimit
- Biblioteka
- Drejtoria e Financës dhe Buxhetit
- Drejtoria e Manaxhimit te Objekteve Sportive dhe Shërbimeve
- Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore,Arkiv
- Sekretarja e Rektorit
Drejtimi i Administratës
Administrata punon nën drejtimin e Rektorit, Zv/Rektorit,
Kancelares, të cilët ushtrojnë kompetencat
e tyre administrative në përputhje me Statutin,
Rregulloren e Brëndshme të Universiteti të Sporteve të Tiranës.
Elementët përbërës
të Administratës mbajnë kontakte me drejtorinë
përkatëse të MASH në drejtim të
zbatimit të urdhërave dhe udhëzimeve.
Drejtoria e Marrëdhënieve
me Jashtë
Përgjegjës: Artan Pogoni

Drejtoria e marrdhënieve me jashtë nën
drejtimin e Rektorit mbulon të gjitha mardhëniet
me institucionet dhe organizmat e huaja, zbatimin e
marrveshjeve të lidhura me ta, aktivitetet në
kuadrin e rrjeteve universitare e ballkanike, zbatimin
e projekteve ndërkombëtare në të
cilat merr pjesë institucioni, në përputhje
me ligjet e shtetit shqiptar. Drejtoria e marrdhënieve me jashtë ndjek këto detyra:
1. Bën përpjekje për lidhjen ndëruniversitare
për nënshkrimin e marrveshjeve dypalëshe
ose shumëpalëshe, hartimin e projekteve e
marrveshjeve dhe ia paraqet Rektorit për miratim.
2. Ndjek zbatimin e marrveshjeve ndëruniversitare,
kujdeset për zbatimin e tyre dhe harton programet.
3. Ndjek të gjitha veprimet për realizimin
e marrdhënieve me jashtë.
4. Ndjek lidhjet dhe në kuadrin e rrjeteve universitare
ballkanike:
a. Informohet për këto organizma dhe interesin
e tyre për institucionintonë.
b. Kryen veprimet e anëtarësimit.
c. Mban lidhje me koordinatorët përkatës
dhe informon Rektorin për aktivitetet që parashikohen
dhe projektet e mundshme. Për projektet informon
departamentet e interesuara dhe bashkëpunon me
to gjatë realizimit të tyre.
5. Ndjek realizimin e projekteve Tempus dhe të
tjera ndërkombëtare.
a. Mbledh informacion për projektet e Komunitetit
Europian e institucioneve të tjera ndërkombëtare
e sygjeron Rektorit rrugët e pjesëmarrjes
në to.
b. Krijon lidhje me organizmat joqeveritare fondacioneve
të ndryshme, duke kombinuar projektet ndërkombëtare
me projektet e tyre.
6. Kujdeset për njohjen e Universitetit jashtë
shtetit.
a. Ndjek krijimin dhe pasurimin e e faqeve të Universitetit
në Internet.
b. Ndjek hartimin, botimin e pasurimin e guidës
universitare në gjuhë të huaja.
c. Kujdeset për nxjerrjen e broshurave e fletëpalosjeve
informative të institucionit në gjuhë
të huaja.
7. Harton tekstet e telegramet të urimeve me jashtë.
8. Zbaton çdo urdhër të posaçëm
të Rektorit të Universitetit për situata
të veçanta, urgjente dhe ngjarjeve të
rëndësishme në jetën e institucionit.
9. Në fund të vitit dega marrdhënieve
me jashtë i paraqet me shkrim Rektorit veprimtarinë
e saj.
Dega
e Informacionit Studentor dhe Rregjistrimit
Në veprimtarinë e saj varet nga Zv/Rektori
i Universitetit. Ajo drejton, organizon dhe zbaton
të gjitha urdhërat e udhëzimet e Rektorit
në lidhje me detyrat që mbulon.
Dega e Informacionit Studentor dhe Rregjistrimit kryen këto detyra:
1. Drejton dhe organizon punën për studentët
pjesëmarrës në konkurs.
2. Ndjek ecurinë e provimeve të Universitetit.
3. Merret me çështjet praktike të organizimit
të provimeve.
4. Përgatit, firmos diplomat përfundimtare
të notave.
5. Dërgon informacione me shkrim për studentët
të gjitha zyrave të interesuara jashtë
Universitetit, kur një gjë e tillë
kërkohet
prej tyre.
6. Jep informacion dhe vërtetime të ndryshme
të studentëve brenda dhe jashtë vendit.
7. Merr masa për ruajtjen dhe mbrojtjen e dokumentacionit
nga rreziqet e ndryshme si zjarri, uji, dëmtimet,
shpërdorimet, etj.
8. Pas njoftimit zyrtar të datës për
fillimin e regjistrimit në konkurs e shpall atë.
9. Regjistron dhe shpall rezultatet dhe më pas
fituesit e konkursit.
10. Kombinon rezultatet e nxjerra nga pedagogët
për hedhjen e pikëve në kompjuter.
11. Fotokopjon listat dhe bën afishimin e tyre.
12. Bën spostimin e listës sipas udhëzimeve
të MASH-it.
13. Regjistrimi i studentëve me pagesë, me
spostim liste dhe me pagesë.
14. Kryhen pas shpalljes regjistrimin e fituesve të
konkursit sipas grupeve, sipas rretheve, sipas seksit,
dërgon listën për konviktet.
15. Afishon datat e provimeve.
16. Merr proçes-verbalet e dorëzuara me
data dhe lëndë.
17. Hedh notat në regjistrin themeltar.
18. Shkruan diplomat dhe çertifikatat e notave.
19. Informon autoritetet lokale ushtarake për studentët
meshkuj.
20. Informon Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve
për studentët konviktorë.
21. Informon për pyetjet që lidhen me konkursin,
që lidhen me proçesin mësimor, që
lidhen me provimet.
22. Jep vërtetimet e thjeshta dhe çertifikatat
e notave.
Bibliotekat
Bibliotekat e Universitetit nën drejtimin
e Zv/Rektorit interesohen për të gjithë
mbarëvajtjen e punës së tyre, rregullin
e shërbimin ndaj studentëve dhe punonjësve,
porositë e tyre për problemet që dalin
në mirëmbajtjen e shfrytëzimin e literaturës
dhe marrdhëniet e tyre me jashtë.Universiteti i Sporteve të Tiranës disponon dy biblioteka atë të
librit në gjuhën shqip dhe atë të
librit në gjuhën e huaj.
Bibliotekat kryejnë këto detyra:
1. Mbajnë statistikat analitike vjetore mbi gjendjen
e fondit libror sipas departamenteve.
2. Mbajnë statistikat vjetore për pasurimin
e bibliotekave për fondin në lekë, tituj,
copë.
3. Sigurojnë informacion mbi botimet e reja.
4. Mbledhin e sistemojnë sipas departamenteve kërkesat
për blerjen e literaturës.
5. Ndjekin plotësimin e kërkesave të
bibliotekave për pajisje e orendi dhe mirëmbajtjen
e mjediseve sipas rregullave teknike të bibliotekave.
6. Bashkëpunojnë me departamentet për
njohjen e titujve të librave.
7. Kujdesen për funksionimin e bibliotekave në
ndihmën e shërbimit të studentëve
universitarë e pasuniversitarë.
8. Bën statistikat përmbledhëse për
frekuentimin e fondit libror.
9. Mban lidhje korespondence me bibliotekat brenda dhe
jashtë vendit dhe interesohen për pasurimin
e bibliotekave me libra, revista, e artikuj të
huaj sipas porosisë që i jep Zv/Rektori.
10. Interesohen për librat e dhuruara Universitetit
për inventarizimin e shpërndarjen e tyre sipas
rregullave e ligjeve në fuqi.
11. Zbaton çdo urdhër të posaçëm
të Rektorit të Universitetit për situata
të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme
në jetën e Institucionit.
Kliko ketu per te mesuar
me shume mbi literaturen qe mund te gjesh ne biblioteken
e Universitetit!
Drejtoria e Financës dhe Buxhetit
Drejtoria e Financës dhe Buxhetit përbëhet nga tre punonjës:
• Kryetari i Degës
• Llogaritari-arkëtari
• Magazinieri
Ndarja e punës brenda degës është
kompetenca e Kryetarit të Degës.
Drejtoria e Financës dhe Buxhetit nën drejtimin e Kancelarit të
Universitetit, ndjek zbatimin e të gjitha proçedurave
financiare të realizimit të buxhetit të Universitetit, të buxheteve të tjera (shërbime,
donacione, projekte), mbajtjen e dokumentacionit përkatës,
lidhjeve të ngushta me organizmat financiare shtetëror,
Drejtorinë Ekonomike në MASH. Zbaton të
gjitha aktet ligjore e nënligjore të Këshillit
të Ministrave, Ministrinë e Financave, Ministrinë
e Arsimit dhe Shkencës, Statutit të Universitetit,
Vendimeve të Senatit e urdhërave e udhëzimeve
të Rektorit.
Drejtoria e Financës dhe Buxhetit ka për detyrë:
1. Mbulon të gjithë veprimet financiare që
lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e Universitetit,
pagesa personeli, bursat e studentëve, shpenzimet
operative dhe investimet, bën mbylljen e bilancit
vjetor të Universitetit.
2. Koordinon punën me departamentet në realizimin
e planeve të buxhetit e detyrave të tyre.
3. Kryhen kontabilizimin e buxhetit të Universitetit
(të fondeve buxhetore, investimeve, të ardhurave,
donacioneve e projekteve), si dhe ndarjen e tij sipas
departamenteve.
4. Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe fondeve të tjera
që disponon Universitetit, rakordon çdo muaj
situacionet e shpenzimeve si dhe ndan për çdo
department shpenzimet sipas sistemit të fraksionit
5. Vepron me arkën për blerje me paranë
dorë, mbyll magazinën, nxjerr situacionin
mujor kryen kontabilizimin përkatës.
6. Raporton në MASH të gjitha të dhënat
që kërkohen nga Drejtoria Ekonomike, koordinim
zhvillimi dhe nga institucionet e tjera qëndrore
(çdo 4 mujor) dhe jashtë radhe kur kërkohet
nga institucioni epror në fjalë.
7. Nën drejtimin e Kancelarit nxjerr të gjitha
të dhënat ekonomike që u duhen drejtuesve
të institucionit për studime të ndryshme
si dhe degëve të tjera në kuadrin e studimeve
e aktiviteteve të miratuara nga Rektori, mbi bazën
e analizës së të dhënave që
disponon, bën studime e propozime për përmirësimin
e strukturave financiare e të metodave të
punës.
8. Zbaton çdo urdhër të posaçëm
të Rektorit për situata të veçanta,
urgjente e ngjarje të rëndësishme në
jetën e Institucionit.
9. Në fund të çdo 4 mujori dhe të
vitit kalendarik i paraqet Kancelarit një raport
mbi aktivitetitn e degës. Në fund të
vitit kalendarik kryen analizën e punës vjetore
dhe e paraqet me raport me shkrim Rektorit.
Drejtoria e Manaxhimit të Objekteve Sportive dhe Shërbimeve
Drejtoria e Manaxhimit të Objekteve Sportive dhe Shërbimeve përbëhet nga
Kryetari i Drejtorisë dhe nga Përgjegjësi
i Objekteve Sportive. Drejtoria e Manaxhimit të Objekteve Sportive dhe Shërbimeve djek,
ruajtjen e të gjitha objekteve dhe terreneve mësimore
shkencore të Universitetit, në vënien
në gadishmëri të proçesit mësimor
shkencor të këtyre objekteve, për një
higjenë sa më të kulturuar të mjediseve,
ndjek radhën për hyrjet dhe daljet në
këto objekte pas proçesit mësimor shkencor.
Drejtoria e Manaxhimit të Objekteve Sportive dhe Shërbimeve varet nga Kancelari i Universitetit.
Drejtoria e Manaxhimit të Objekteve Sportive dhe Shërbimeve ka për detyrë:
1. Ndjek zbatimin e kontratave të lidhura midis
punonjësve të shërbimit të Universitetit
(Pastruese + Roje).
2. Ndjek të gjitha problemet që dalin gjatë
zbatimit të kontratës dhe i raporton Kancelarit
mënyrat për ti zgjidhur.
3. Përgatit dhe kontrollon të gjitha dokumentet
që duhen për rojet, gjatë kryerjes së
detyrave të tyre.
4. Kontrollon zbatimin e disiplinës për punonjësit
e shërbimit (në paraqitjen në punë,
gjatë zhvillimit të turnit dhe në dorëzimin
e tij).
5. Ndjek zbatimin e grafikut të rojeve, dhe bën
shënime në dokumentat për zbatimin e
tij.
6. Kontrollon pastrimin e të gjithë Universitetit
dhe merr masa për eliminimin e të gjitha parregullsive
7. Merr masa për realizimin e të gjitha aktiviteteve
që zhvillohen në shkallë Universiteti (si
konkurse, seminare etj) duke organizuar ruajtje e pastrimin
e mjediseve ku do të zhvillohen këto aktivitete.
8. Organizon punën për mirëmbajtjen e
mjediseve duke hartuar plan detyrën për radhën
e tyre.
9. Harton grafikun për shfrytëzimin e sallave
e terreneve sportive, në aktivitetet jashtë
proçesit mësimor dhe shkencor dhe e miraton
atë tek Kancelari.
10. Ndjek zbatimin e kontratave me të tretë
për aktivitetet pas mësimit.
11. Për punonjësit e degës, kur këto
shkelin, pikat e kontratës, mban shënimet
përkatëse dhe i raporton Kancelarit.
12. I propozon Kancelarit, sanksionet që mendon
të marrë për moszbatimin e pikave të
kontratës me punonjësit.
13. Zbaton çdo urdhër të posaçëm
të Rektorit, Zv/Rektorit e Kancelarit për
situata të veçanta, urgjente e ngjarje të
rëndësishme në jetën e Universitetit.
Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore,Arkiv
Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore,Arkiv nën drejtimin e Rektorit
të Universitetit mbledh e përpunon të
gjitha llojet e informacionit të kërkuara
nga instancat shtetërore, MASH-i dhe Rektorati,
siguron informacionin për institucionin sipas Statutit
dhe vendimeve të Senatit.
Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore,Arkiv kryen këto detyra:
1. Mbledh (në bashkëpunim me Kryesekretaren)
informacionin e nevojshëm lidhur me regjistrimet
e studenteve dhe bën përpunimin e tyre në
bazë të kërkesave të MASH-it dhe
Rektoratit.
2. Mbledh (në bashkëpunim me Degën e
Financës) të dhënat e shpenzimeve sipas
zërave dhe përpunon informacionin çdo
vit.
3. Mbledh të dhënat e personelit mësimor
shkencor dhe bën përpunimin çdo vit.
4. Mbledh të dhënat shifrore të rezultateve
të studentëve në sezonet e provimeve
dhe bën përpunimin e tyre sipas kërkesave
të Rektorit.
5. Kryhen sistemimin e dërgimin, sipas kërkesave
e normave shtetërore, informacionin për programin
kombëtar të statistikës.
a. Të dhëna mbi treguesit e punës.
b. Të dhëna mbi investimet e kryera nga institucioni.
c. Të dhëna mbi studimet, numrin, prejardhjen
e rezultateve të tyre në vite.
6. Mban dokumentacionin e plotë e të rregullt
mbi të dhënat, kualifikimin dhe aktivitetitn
mësimor shkencor të personelit akademik, ndihmës
mësimor e shkencor e administrativ.
7. Ndjek ndryshimet e numrit të punonjësve
të pagave përkatëse dhe realizimin e
tyre.
8. Sipas ligjit bën veprimet përkatëse
për çdo lëvizje.
9. Mban lidhje me drejtoritë dhe sektorët
e MASH-it dhe i përcjell atyre informacionet.
10. Zbaton çdo urdhër të posaçëm
të Rektorit, për situata të veçanta,
urgjente e ngjarje të rëndësishme në
jetën e Institucionit.
Sekretaria e Rektorit
Sekretaria nën drejtimin e tij mban përgjegjësinë
e zbatimit të të gjitha porosive të dhëna
prej Rektorit nën komunikimin shkresor apo gojor
për degët, departamentet dhe persona të
veçantë dhe të mbajtjes, ruajtjes dhe
paraqitjes në kohë të dokumentacionit
që ai paraqit. Sekretaria kryen këto detyra:
1. Ndihmon në përgatitjen e materialeve për
Rektorin e Senatin.
2. Mban evidencën e porosive që merr nga Rektori,
Zv/Rektori dhe Kancelari për punonjësit, degët,
seksionet, departamentet.
3. Merr në dorëzim nga protokolli korespondencën
dhe materialet e tjera që vijnë në adresë
të Rektorit dhe Institucionit.
4. Kontrollon para se t’i kalojnë për
firmë Rektorit për t’i sistemuar e kontrolluar
rregullsinë e tyre.
5. Mban protokollin e mbledhjes të Rektoratit,
të Senatit e të mbledhjeve të tjera që
organizon Rektori, të cilat pasi i firmos vetë
ia paraqit titullarit për firmë.
6. Merret me organizimin e mbledhjeve të Rektoratit
dhe të Senatit (shpërndarje materialesh, lajmërime
etj.).
7. Ndjek zbatimin në afate të detyrave të
lëna në mbledhjet e Rektoratit dhe informon
Rektorin për problemet.
8. Pret personat që kërkojnë takim me
Rektorin, i orienton për probleme të veçanta
dhe sipas porosisë së tij ndjek zgjidhjen
e problemit, mban evidencën e pritjeve.
9. Mban e ruan sipas rregullave në fuqi materialet
dokumentare me përdorim të përditshëm,
praktika e të cilave është e papërfunduar
si dhe vendimet e Rektorit e të Senatit, informacionet
e paraqitura Rektorit etj., të cilat në përfundim
të akateve i dorëzon në arkiv.
10. Ka në përdorim aparatin e faxit, kompjuterin,
telefonin e zyrës dhe materialet e zyrës së
Rektorit si dhe fotokopjen. Mban në evidencë
fakset e nisura sipas porosive të Rektorit dhe
ato të marra ia paraqet Rektorit.
|